Regjistrimi i Pronësisë Industriale

ÇFARË ËSHTË MARKA TREGTARE?  

Marka tregtare është një shenjë dalluese, e cila identifikon mallra apo shërbime të ofruara nga një individ apo ndërmarrje e caktuar. Origjina e saj e ka zanafillën nga kohët e lashta, kur artizanët riprodhuan nënshkrimet e tyre ose “markat” në produktet e tyre artistike apo të përdorimit të përditshëm. Gjatë viteve, këto marka u zhvilluan për të arritur në sistemin e sotëm të regjistrimit e mbrojtjes.

ÇFARË SJELL MBROJTJA E MARKËS TREGTARE?        

Marka e regjistruar tregtare i ofron mbrojtje ligjore pronarit të saj, duke i siguruar të drejtën ekskluzive për ta përdorur atë, me qëllim identifikimin e mallrave ose shërbimeve apo të autorizojë dikë tjetër për ta përdorur atë në këmbim të pagesës.

Mbrojtja zgjat për një periudhë 10-vjeçare, por ajo mund të ripërtërihet për një kohë të pakufizuar përtej këtij afati, nëse paguhen tarifat e ripërtëritjes.

right, advocacy, lex

Mbrojtja e markës tregtare zbatohet nga gjykata, e cila ka kompetencën për të bllokuar shkeljet e markave tregtare.

Mbrojtja e markave tregtare pengon, në të njëjtën kohë, përpjekjet e konkurrentëve të pandershëm, si falsifikuesit, për të përdorur shenja dalluese të ngjashme për tregtimin e produkteve apo shërbimeve më të dobëta.

CILAT MARKA TREGTARE MUND TË REGJISTROHEN ?        

Mundësitë janë thuajse të pakufizuara. Markat mund të jenë kombinim fjalësh, shkronjash dhe numrash. Ato mund të përbëhen nga skica, simbole, shenja tredimensionale, si forma dhe ambalazhimi i mallrave, shenja dëgjimore, si tingujt muzikorë ose vokalë, aromat ose ngjyrat që përdoren si tipare dalluese. Përveç markave që identifikojnë burimin tregtar të mallrave dhe shërbimeve, ekzistojnë edhe kategori  të tjera të markave tregtare:

Markat kolektive

Marka çertifikuese përdoren si tregues i cilësisë, prejardhjes, metodës së prodhimit apo karakteristikave tjera të përbashkëta të mallrave apo shërbimeve.

ÇFARË TË DREJTASH KA PRONARI I NJË MARKE TREGTARE?      

Pronari i një marke tregtare ka të drejtën të vendosë se kush mund ta përdorë ose jo markën tregtare. Pronari i markës tregtare mund t’iu japë autorizim apo licencë palëve të tjera për përdorimin e markës, në bazë të kushteve për të cilat është rënë dakord në mënyrë të ndërsjellë. Pronari mund t’ia shesë, gjithashtu, të drejtën dikujt tjetër, i cili, më pas, bëhet pronari i ri i kësaj marke tregtare. Nëse regjistrimi i markës nuk ripërtërihet, mbrotja e markës tregtare mbaron me përfundimin e afatit të saj dhe pronari nuk zotëron më të drejta ekskluzive mbi markën.

SI MERRET NJË MARKË TREGTARE?

Duhet ndërmarrë hapat procedural në vijim :

 Paraqitja e aplikimit për regjistrim të markës tregtare, që përmban:
  •  Të dhënat e aplikantit
  • Pamja e logos

KUSHTET PËR REGJISTRIMIN E MARKËS TREGTARE?       

Shenja duhet të përmbushë disa kushte, me qëllim që të gëzojë mbrojtjen si markë tregtare. Ajo duhet të jetë e dallueshme, në mënyrë që konsumatorët të mund ta shquajnë si shenjë identifikuese të një produkti të caktuar, si edhe nga markat e tjera identifikuese të produkteve. Ajo nuk duhet të keqinformojë, të mashtrojë apo të vejë në lajthitje konsumatorët dhe as të shkelë rendin e moralin publik. Së fundi, të drejtat për të cilat aplikohet nuk mund të jenë të njëjta apo të ngjashme me të drejtat që i janë dhënë tashmë një pronari tjetër marke.

ÇFARË ËSHTË DIZAJNI INDUSTRIAL ?

Dizajni industrial është aspekti dekorativ apo estetik i një artikulli. Dizajni mund të përbëhet nga karakteristika tridimensionale, si forma ose sipërfaqja e një artikulli, ose nga tipare dydimensionale, si motive, vija ose ngjyra.

Dizajnët industrial zbatohen në një game të gjerë produktesh të industrisë dhe artizanatit: që nga instrumentet teknike e mjekësore tek orat, bizhuteritë dhe mallra të tjera luksi; nga programet kompjuterike didaktike dhe pajisjet elektroshtëpiake te strukturat arkitekturore; nga dizajnët e tekstilit te mallrat e argëtimit.Në mënyrë që të jetë subjekt mbrojtjeje, një dizajn duhet të jetë tërheqës për syrin. Kjo nënkupton se dizajni industrial është, pikësëpari, i një natyre estetike dhe nuk mbron asnjë karakteristikë teknike të artikujve në të cilët zbatohet.

company, factory, production

RSE MBROHET DIZAJNI INDUSTRIAL ?    

Dizajnët industrial janë ata që e bëjnë një artikull tërheqës dhe të pëlqyeshëm. Për rrjedhojë, ata i shtojnë vlerën tregtare një produkti dhe rrisin tregtueshmërinë e tij.

Kur dizajni industrial mbrohet, pronarëve – individit ose shoqërisë që ka regjistruar dizajnin – iu sigurohet e drejta ekskluzive kundrejt kopjimit ose imitimit të paautorizuar të dizajnit nga palët e treta. Kjo ndihmon që të merret një fitim i drejtë nga investimet. Një sistem efektiv mbrojtjeje i sjell përfitime edhe konsumatorëve e publikut në tërësi duke nxitur praktikat e konkurrencës së drejtë dhe tregtisë së ndershme.

Mbrojtja e dizajnëve industrial ndihmon zhvillimin ekonomik duke nxitur elementin krijues në sektorët industrialë dhe prodhues, si edhe në artet e artizanatin tradicional. Ato ndikojnë në zgjerimin e veprimtarive tregtare dhe eksportin e produkteve vendase.

Krijimi dhe mbrojtja e dizajnëve industrial mund të jenë relativisht të thjeshta dhe jo të kushtueshme. Ato mund të sigurohen në mënyrë të arsyeshme nga ndërmarrjet e vogla e të mesme, si edhe nga artistët apo artizanët individualë.

SI MUND TË MBROHET DIZAJNI INDUSTRIAL ?

Në mënyrë që të gëzojë mbrojtje, dizajni industrial duhet të regjistrohet, në bazë të Ligjit për Dizajnin Industrial. Me qëllim që të regjistrohet, dizajni duhet të jetë i ri. I ri nënkupton që asnjë dizajn i njëjtë apo shumë i ngjashëm të mos ketë ekzistuar më parë. Kur dizajni regjistrohet, lëshohet një certifikatë regjistrimi. 

 

CILAT JANË TË DREJTAT E PRONARIT TË DIZAJNIT INDUSTRIAL ?    

Pronari i dizajnit industrial ka të drejtë të vendosë se kush mund ta përdorë ose jo dizajnin industrial. Pronari i dizajnit industrial mund t’iu japë autorizim ose licensë palëve të tjera për përdorimin e dizajnit, në bazë të kushteve për të cilat është rënë dakord në mënyrë të ndërsjellë. Pronari, gjithashtu, mund t’ia shesë të drejtën mbi dizajnin industrial dikujt tjetër, i cili, më pas, bëhet pronari i ri i dizajnit industrial. Mbrojtja e dizajnit industrial mbaron në datën e skadimit të afatit të saj dhe dizajni industrial hyn për përdorim publik.

SI REGJISTROHET NJË DIZAJN INDUSTRIAL ?   

Duhen ndërmarrë hapat procedural në vijim:

1) Paraqitja e një aplikimi për regjistrim të dizajnit industrial, që përmban:

  • Pamjen e Dizenjos
  • Anën grafike

 

Scroll to Top