Certifikata dhe Çmime



Majlinda MANUSHI SARACI lindur me datë 2/05/1971, në Tiranë, e martuar me një femijë . Në vitin 1992 ka mbaruar studimet e larta në FAKULTETIN E DREJTESISË, me titullin Juriste.
Ne Vitin 1993 -1995 ka punuar në Drejtorinë e Pergjithëshme të AlbTelekomit Tiranë, si Shefe e zyrës së Lidhjeve Ndërkombëtare
Në vitin 1995-2011 ka punuar pranë Bashkimit të Dhomave te Tregtise dhe Industrisë se Shqiperisë në postet e Koordinatores se Dhomave te Tregtisë dhe Industrisë në Rrethe, Juriste dhe Agjente e Licensuar per Regjistrimin e Markave, Patentave dhe Disenjove Industriale.
Ne Vitin 2011 hap zyrën e saj Ligjore ne fushen e Jurispudencës për Regjistrimin e Markave, Patentave dhe Disenjove Industriale dhe Ndërmjetësimin e Ceshtjeve te ndryshme pa vajtur ne gjykatë.
Ne vitin 1994 është Licensuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Zhvillimit dhe Sipërmarrjes si Eksperte për Regjistrimin e Markave dhe Patentave.
Ne vitin 2014 , Licensohet nga Ministria e Drejtësisë si Ndërmjetese e Licensuar për zgjidhjen e konflikteve pa vajtur ne gjykatë.
Në vitin 1996 trajnuar në Stamboll për Zhvillimin e ndërmarrjeve te Vogla dhe të Mesme për vendet e Ballkanit.
Në vitin 1997, Trajnuar për Cilësinë dhe Standartet ISO -9001 ne Zyrih, Zvicer
Në vitin 1998 Kurs specialializimi “ AKADEMIA VERORE” nga Union i Dhomave Hellenik, Athinë
Në vitin 2000 Organizatore e takimit të niveleve të larta të përfaqësuesve të Dhomave të Ballkanit në Athinë nga DIHK, ABC
2001– Trajnuar nga Dhoma e Tregtisë Shkup për Legjislacionin dhe Sistemin e Taksave
2004– Trajnuar në Athinë “ Arbitrazhi dhe Ndërmjetësimi Tregtare, Zgjidhja e Konflikteve për Shoqeritë Tregtare “ dhe në shumë trajnime të tjera brenda dhe jashte vendit.
2015 – Rikthehet si Sekretare e Përgjithshme e Bashkimit të Dhomave të Shqipërisë, por duke pasur njëkohësisht edhe studion e saje ligjore per Regjistrimin e Markave, Patentave dhe Disenjove Industriale dhe Ndërmjetëse e Licensuar .
Njeh mjaft mirë gjuhët Anglisht dhe Italisht.