Regjistrimi i Pronësisë Intelektuale për të Drejten e Autorit (Copyright)

Ç `është e drejta e autorit?

E drejta e autorit është e drejta ekskluzive e kopjimit të një vepre krijuese ose për të lejuar dikë të bëjë diçka te tillë. E drejta e autorit mbi një vepër lind automatikisht në momentin e krijimit të veprës origjinale ose të prejardhur.


Ku aplikohet e drejta e autorit?

E drejta e autorit aplikohet te të gjitha veprat origjinale letrare, shkencore dhe artistike. Këto përfshijnë librat, muzikën, skulpturat, pikturat, fotografitë, filmat, programet radio-televizive, programet kompjuterike.

E drejta e autorit përfshihet dhe te subjekte të tjera, e cila përfshin regjistrimin e tingujve (të tilla si rregjistrimet, kasetat dhe kompakt disqet) performancat e interpretuesve dhe sinjalet e komunikimit.

copyright, protection, regulation

Pse të mbrojmë të drejtën e autorit?

E drejta e autorit dhe te drejtat të lidhura me to, janë thelbësore për krijimtarinë njerëzore, duke u dhënë në këtë mënyrë nxitje krijuesve në formën e njohjes dhe shpërblimeve të drejta ekonomike.  Sipas këtij sistemi të drejtash krijuesit janë të siguruar që veprat e tyre mund të shpërndahen pa frikën e kopjimit të paautorizuar dhe piraterisë. Kjo është për të ndihmuar rritjen e aksesit dhe për të shijuar kënaqësinë e kulturës, njohurive dhe argëtimeve në të gjithë botën.

Kur një person krijon një vepër letrare, muzikore, shkencore apo artistike, ai/ ajo është titullari i asaj vepre dhe është i/e lirë për të vendosur mbi destinacionin apo fatin e përdorimit të saj. Ai person (i quajtur krijuesi ose autori ose titullari i të drejtave) mund të kontrollojë fatin e veprës. Meqenëse, nga ligji dhe konventat, vepra është e mbrojtur nga e drejta e autorit që nga momenti i krijimit dhe nuk ka nevojë për formalitete si kusht i asaj mbrojtjeje.

E drejta e autorit është mbrojtja ligjore e shtrirë te titullari i te drejtave në një vepër origjinale që ai ka krijuar. Ajo përbëhet nga 2 grupe kryesore të drejtash: të drejtat ekonomike dhe të drejtat morale.

Të drejtat ekonomike

Të drejtat ekonomike janë të drejtat e riprodhimit, transmetimit, performancës publike, përshtatjes, përkthimit, recitimit ne publik, shfaqjes publike, shpërndarjes e kështu me radhë.

Të drejtat ekonomike

Të drejtat morale përfshijnë të drejtat e autorit për të kundërshtuar ndonjë shtrembërim, gjymtim apo modifikim/ndryshim tjetër që mund ti bëhet veprës së tij që mund të dëmtojë nderin apo reputacionin e tij.

Ç`kuptoni me autorësi?

Autor është çdo person fizik ose një grup personash fizikë, që krijon vepër letrare, artistike, shkencore, produkt intelektual origjinal, i materializuar, pavarësisht nga forma dhe mënyra e të shprehurit.

Cilat të drejta parashikon e drejta e autorit?

Krijuesit origjinale të veprave të mbrojtura me të drejtën e autorit, dhe trashëgimtarëve të tyre, kanë të drejta të caktuara themelore. Ata mbajnë të drejtën ekskluzive për përdorim ose të autorizojnë të tjerët për të përdorur veprën mbi kushte dhe marrëveshje të rëna dakord. Krijuesi i veprës mund të ndalojë ose të autorizojë:

  • riprodhimin e saj në forma të ndryshme, të tilla si publikimet e shtypura ose regjistrimin e tingujve;
  • performancen e tij publike, si në një dramë ose vepër muzikore;
  • regjistrimet e tij, për shembull, në formën e kompakt disqeve,kasetat ose videokaseta; ;
  • transmetimet e saj me anë të radios, kabëll ose satelit;
  • përkthimet në gjuhë të tjera, ose përshtatja e saj, të tilla si një novelë në skenë.

Cilat janë të drejtat e lidhura me të drejtën e autorit?

Një fushë e të drejtave të lidhura me të drejtën e autorit është zhvilluar me shpejtësi në këto 50 vitet e fundit. Të drejtat e lidhura janë:

  • Artistë interpretues dhe/ose ekzekutues janë aktorët, këngëtarët, muzikantët, valltarët dhe personat e tjerë, që paraqesin, këndojnë, kërcejnë, recitojnë, luajnë, interpretojnë, ekzekutojnë, që drejtojnë një orkestër ose shfaqin apo sjellin në çdo lloj mënyre, një krijim artistik ose letrar, një shfaqje të çdo lloji, përfshirë folklorin, varietenë, cirkun dhe shfaqjet me kukulla.
  • Prodhues i regjistrimeve fonografike është personi, që, drejtpërdrejt nga një shfaqje artistike, realizon regjistrimin e veprës dhe fiksimin e saj në një mbajtës fonografik ose në një mjet të ngjashëm për riprodhimin e tingujve dhe të zërave.
  • Organizatë transmetuese nënkupton transmetimin nga një organizatë transmetuese të një emisioni të një organizate tjetër transmetuese.

Cila është mbrojtja e te drejtave te lidhura me te drejtën e autorit?

Duke pasur parasysh të drejtat e parashikuara nga e drejta e autorit të aplikuara për autorët, “të drejtat e lidhura”, gjithashtu të njohura edhe si “të drejta fqinje” kanë të bëjnë me kategori të tjera të pronarëve të të drejtave, domethënë, artisteve interpretues e ekzekutues, prodhuesve të fonogrameve dhe të organizatave transmetuese. Të drejtat e lidhura janë të drejta që i përkasin interpretuesve, prodhuesve të fonogramit, dhe organizatave transmetuese në lidhje me interpretimet e tyre, fonogramet dhe transmetimet respektive.

 A janë idetë, metodat apo konceptet, të mbrojtura nga e drejta e autorit?

E drejta e autorit shtrihet vetëm tek shprehjet dhe jo tek idetë, procedurat, metodat e veprimit ose konceptet matematikore si të tilla.


Është një format televiziv i mbrojtur nga e drejta e autorit?

Organizatat transmetuese janë të mbrojtura si mbajtës të të drejtave të lidhura sipas Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Interpretuesve, Prodhuesve të Fonogrameve dhe Organizatat Transmetuese (Konventa e Romës). Përmbajtja e emisionit si e tillë, mund të jetë e mbrojtur nga e drejta e autorit dhe të drejtave të lidhura me të, varet nga legjislacioni kombëtar. Formatet televizive, megjithatë nuk janë diskutuar në WIPO si subjekt i mbrojtjes së veçantë ndërkombëtare.

Është një karakter i mbrojtur nga e drejta e autorit?

Një karakter mund të jetë i mbrojtur sipas të drejtës së autorit nëse është një shprehje origjinale e një autori. Artikujt tregtarë të tilla si lodrat, lojrat interaktive, librat dhe veshjet duke përfshire karakteret gjithashtu mund të jenë të mbrojtura nga të drejtat e pronësisë intelektuale në rrethana të caktuara, kryesisht e drejta e autorit dhe tregtimi i markave, së bashku me fushat e tjera të ligjit.

A është një emër, titull, slogan apo logo e mbrojtur nga e drejta e autorit?

Në rrethanat më të shumta e drejta e autorit nuk i mbron emrat. E drejta e autorit mund ose mund të mos jetë në dispozicion për titujt, sloganet dhe logot, në varësi të faktit nëse ato përmbajnë autorësi të mjaftueshme.


Cilat krijime nuk janë objekt mbrojtjeje nga e drejta e autorit?

Nuk janë objekt i së drejtës së autorit dhe nuk gëzojnë mbrojtje nga ky ligj:

  1. Idetë, teoritë, konceptet, zbulimet dhe shpikjet në një vepër krijuese, pavarësisht nga mënyra e marrjes, e të shpjeguarit ose e të shprehurit;
  2. Shpikjet, aktet ligjore, administrative dhe gjyqësore, si dhe krijime të tjera zyrtare dhe koleksionet e tyre, të paraqitura me qëllim që të informohet zyrtarisht publiku;
  3.  Simbolet zyrtare të shtetit, të organizatave dhe autoriteteve publike, si për shembull: armët, vula, flamuri, emblemat, medaljoni, shenja dalluese, medalja;

Mjetet e pagesës;

  1.  Lajmet dhe informacioni i shtypit, i cili ka karakter të thjeshtë informimi;
  2. Të dhënat dhe faktet e thjeshta.

Çfarë duhet të bëj unë për të mbrojtur të Drejtën e Autorit?

Përderisa e drejta e autorit ekziston automatikisht, mbajtësi i të drejtës është i mbrojtur sipas ligjit në fuqi. Regjistrimi në Drejtorinë për të Drejtën e Autorit është fakultativ, pra nuk është i detyrueshëm dhe shërben për të evidentuar të drejtën e autorit mbi një vepër të caktuar si pjesë e Regjistrit të të Drejtës së Autorit.

Çfarë janë veprat e prejardhura?

Veprat e prejardhura janë krijime intelektuale, që realizohen duke u bazuar në një ose disa vepra që kanë ekzistuar më parë, si përkthimet, përshtatjet, aranzhimet muzikore, ilustrimet, dokumentarët, riprodhimet artistike, faqet e internetit me të dhëna statike ose ndërvepruese, si dhe ndryshime të tjera të krijimeve/veprave letrare, shkencore ose artistike origjinale që mund të transformohen, të rimodelohen ose të përshtaten, dhe të cilat mbrohen si krijime/vepra origjinale në mënyrë të pavarur nga të drejtat e autorit të krijimit origjinal.

Çfarë konsiderohet termi “Domain Publik”?

Në kuptim të ligjit Nr. 35/2016, me termin “domen publik” konsiderohet tipologjia ose regjimi i përdorimit të lirë nga publiku të veprave të së drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të, të cilave u ka mbaruar afati i mbrojtjes në bazë të këtij ligji ose që nuk kanë qenë ndonjëherë nën mbrojtjen e ligjit të së drejtës së autorit.

Scroll to Top