DIZAJNI INDUSTRIAL

ÇFARË ËSHTË DIZAJNI INDUSTRIAL ?

Dizajni industrial është aspekti dekorativ apo estetik i një artikulli. Dizajni mund të përbëhet nga karakteristika tridimensionale, si forma ose sipërfaqja e një artikulli, ose nga tipare dydimensionale, si motive, vija ose ngjyra.

Dizajnët industrial zbatohen në një game të gjerë produktesh të industrisë dhe artizanatit: që nga instrumentet teknike e mjekësore tek orat, bizhuteritë dhe mallra të tjera luksi; nga programet kompjuterike didaktike dhe pajisjet elektroshtëpiake te strukturat arkitekturore; nga dizajnët e tekstilit te mallrat e argëtimit.Në mënyrë që të jetë subjekt mbrojtjeje, një dizajn duhet të jetë tërheqës për syrin. Kjo nënkupton se dizajni industrial është, pikësëpari, i një natyre estetike dhe nuk mbron asnjë karakteristikë teknike të artikujve në të cilët zbatohet.

company, factory, production

RSE MBROHET DIZAJNI INDUSTRIAL ?    

Dizajnët industrial janë ata që e bëjnë një artikull tërheqës dhe të pëlqyeshëm. Për rrjedhojë, ata i shtojnë vlerën tregtare një produkti dhe rrisin tregtueshmërinë e tij.

Kur dizajni industrial mbrohet, pronarëve – individit ose shoqërisë që ka regjistruar dizajnin – iu sigurohet e drejta ekskluzive kundrejt kopjimit ose imitimit të paautorizuar të dizajnit nga palët e treta. Kjo ndihmon që të merret një fitim i drejtë nga investimet. Një sistem efektiv mbrojtjeje i sjell përfitime edhe konsumatorëve e publikut në tërësi duke nxitur praktikat e konkurrencës së drejtë dhe tregtisë së ndershme.

Mbrojtja e dizajnëve industrial ndihmon zhvillimin ekonomik duke nxitur elementin krijues në sektorët industrialë dhe prodhues, si edhe në artet e artizanatin tradicional. Ato ndikojnë në zgjerimin e veprimtarive tregtare dhe eksportin e produkteve vendase.

Krijimi dhe mbrojtja e dizajnëve industrial mund të jenë relativisht të thjeshta dhe jo të kushtueshme. Ato mund të sigurohen në mënyrë të arsyeshme nga ndërmarrjet e vogla e të mesme, si edhe nga artistët apo artizanët individualë.

SI MUND TË MBROHET DIZAJNI INDUSTRIAL ?

Në mënyrë që të gëzojë mbrojtje, dizajni industrial duhet të regjistrohet, në bazë të Ligjit për Dizajnin Industrial. Me qëllim që të regjistrohet, dizajni duhet të jetë i ri. I ri nënkupton që asnjë dizajn i njëjtë apo shumë i ngjashëm të mos ketë ekzistuar më parë. Kur dizajni regjistrohet, lëshohet një certifikatë regjistrimi. 

 

CILAT JANË TË DREJTAT E PRONARIT TË DIZAJNIT INDUSTRIAL ?    

Pronari i dizajnit industrial ka të drejtë të vendosë se kush mund ta përdorë ose jo dizajnin industrial. Pronari i dizajnit industrial mund t’iu japë autorizim ose licensë palëve të tjera për përdorimin e dizajnit, në bazë të kushteve për të cilat është rënë dakord në mënyrë të ndërsjellë. Pronari, gjithashtu, mund t’ia shesë të drejtën mbi dizajnin industrial dikujt tjetër, i cili, më pas, bëhet pronari i ri i dizajnit industrial. Mbrojtja e dizajnit industrial mbaron në datën e skadimit të afatit të saj dhe dizajni industrial hyn për përdorim publik.

SI REGJISTROHET NJË DIZAJN INDUSTRIAL ?   

Duhen ndërmarrë hapat procedural në vijim:

1) Paraqitja e një aplikimi për regjistrim të dizajnit industrial, që përmban:

  • Pamjen e Dizenjos
  • Anën grafike

 

Scroll to Top