PATENTA

ÇFARË ËSHTË PATENTA?        

Patenta është një e drejtë ligjore ekskluzive që jepet për një shpikje. Shpikja është një produkt ose proces që siguron një mënyrë të re për të bërë diçka ose ofron një zgjidhje të re teknike për një problem.

ÇFARË BËN PATENTA?

Patenta i ofron mbajtësit të saj mbrojtje ligjore për një shpikje. Mbrojtja jepet për një afat të përcaktuar prej 20 vjetësh, nëse çdo vit paguhen tarifat e përtëritjes për mbajtjen e patentës në fuqi.

contract, business, document

Ç’LLOJ MBROJTJEJE OFRON PATENTA?

Mbrojtja me patentë do të thotë se një shpikje nuk mund të hidhet në treg, të përdoret, shpërndahet apo të shitet pa miratimin e pronarit të patentës. Këto të drejta mbi patentën zbatohen nga gjykata, e cila ka autoritetin të ndalojë shkeljen e patentës. Nga ana tjetër, gjykata mund të vendosë edhe pwr shfuqizimin e njw patente, si rezultat i një kërkese të suksesshme nga të tretët.

CILAT JANË TË DREJTAT E PRONARIT TË PATENTËS?        

Pronari i patentës ka të drejtën të vendosë se kush mund ta përdorë ose jo shpikjen e patentuar për periudhën gjatë së cilës mbrohet shpikja. Pronari i patentës mund t’iu japë autorizim ose licencë palëve të tjera për përdorimin e shpikjes, në bazë të kushteve për të cilat është rënë dakord në mënyrë të ndërsjellë. Gjithashtu, pronari mund t’ia shesë shpikjen dikujt tjetër, i cili, më pas, bëhet pronari i ri i patentës. Me skadimin e afatit të patentës, përfundon edhe mbrojtja dhe shpikja bëhet e vlefshme për përdorim publik. Kjo nënkupton se pronari nuk ka më të drejta ekskluzive mbi shpikjen, e cila bëhet e vlefshme për t’u shfrytëzuar për qëllime tregtare nga të tjerët.

RSE JANË TË NEVOJSHME PATENTAT?  

Patentat iu ofrojnë stimuj individëve, duke iu siguruar vlerësim për krijimtarinë e tyre dhe shpërblim financiar për shpikjet e tyre të tregtueshme. Këta stimuj nxisin inovacionin, i cili siguron rritjen në vazhdimësi të cilësisë së jetës së njeriut.

Ç’ROL LUAJNË PATENTAT NË JETËN E PËRDITSHME?       

Është fakt që shpikjet e patentuara kanë hyrë në çdo aspekt të jetës së njeriut, që prej ndriçimit elektrik (patentimin e kanë bërwë Edisoni dhe Swani) dhe plastik (patentimin e ka bërë Baekeland), deri te stilolapsat me majë sferike (patentat mbahen nga Biro) dhe mikroprocesorët (patentat mbahen nga Intel).

 

Të gjithë pronarët e patentës duhet të bëjnë publik informacionin mbi shpikjen e tyre, në mënyrë që të pasurojnë trupën tërësore të njohurive teknike në botë. Kjo trupë e njohurive publike, që është gjithnjë në rritje, nxit krijimtarinë e mëtejshme dhe novatorizmin te të tjerët. Në këtë mënyrë, patentat ofrojnë informacion të vlefshëm e frymëzim për brezat e ardhshëm të studiuesve dhe shpikësve.

Scroll to Top