Ndërmjetsimi Ligjor

Ndërmjëtsimi

Ndërmjetësimi është një veprimtari jashtëgjyqësore, në të cilën palët kërkojnë zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje me anë të një personi të tretë asnjanës, (ndërmjetësit), për të arritur një zgjidhje të pranueshme të mosmarrëveshjes dhe që nuk bie në kundërshtim me ligjin.

handshake, cooperation, partnership
mediation

INFO PËR NDËRMJËTSIMIN

Në mosmarrëveshjet në fushën e së drejtës civile, tregtare, të punës, familjare, pronësisë intelektuale, të drejtave të konsumatorëve.

Në mosmarrëveshjet midis organeve të administratës publike dhe subjekteve private.

Mosmarrëveshjeve në fushën penale që shqyrtohen nga gjykata me kërkesën e viktimës akuzuese/ankim të të dëmtuarit ose në çështjet penale me të mitur.

Ju mund të aplikoni ndërmjetësimin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tuaja vullnetarisht në dakordësi dhe me palët e tjera në proces.

Gjykata dhe Prokuroria kanë detyrimin ligjor të njoftojnë palët në proces, në fazën e seancës paraprake për mundësinë e zgjidhjes së mosmarrëveshjes me anë të ndërmjetësimit për rastet e parashikuara nga ligji.

Ju mund të zgjidhni deri në dy ndërmjetës për trajtimin e çështjes tuaj, në dakordësi dhe me palët e tjera të cilat janë pjesë e procesit.

Në rast se gjatë zhvillimit të procesit të ndërmjetësimit, ju mbeteni të pakënaqur nga shërbimi i ofruar, ju mund të drejtoni ankesë brenda 30 ditëve nga marrja dijeni për shkeljen dhe jo më vonë se dy vjet nga kryerja e shkeljes në lidhje me ndërmjetësit, duke iu drejtuar Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve. Organi kompetent për shqyrtimin e këtyre ankesave është Bordi Disiplinor pranë Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve.

Redukton konfliktet mes palëve duke i ofruar një zgjidhje të shpejtë dhe efektive.

Përfshin palët në procesin e zgjidhjes së mosmarrëveshjes midis tyre, duke mos iu imponuar atyre asnjë vendimarrje në lidhje me procesin.

Ka kosto të ulët.
Shmang procedurat e tejzgjatura gjyqësore.

Shmang bllokimin e çështjes në instanca më të larta.

Në rastet kur palët nuk mund të arrijnë një marrëveshje në procesin e ndërmjetësimit, ato mund t’i drejtohen gjykatës

Individët që përfitojnë nga ndihma juridike parësore, mund të përfitojnë falas këshillim dhe informim mbi ndërmjetësimin.

Mundëson zhvillimin e procesi të ndërmjetësimit online, nëpërmjet platformave të posaçme duke shmangur takimet fizike në kuadër të masave mbrojtëse kundër pandemisë COVID-19.

Informacioni për palët dhe çështjen për të cilën ofrohet ndërmjetësim është konfidencial, dhe ndërmjetësi është i detyruar të ruajë konfidencialitetin në lidhje me procesin.

Vendimi përfundimtar në procesin e ndërmjetësimit përbën titull ekzekutiv.

Scroll to Top